Info
Samad Ahmed Ghori është teolog, përkthyes dhe studiues i gjuhës shqipe. Në vitet 1997 – 2004, ai kreu fakultetin "Xhamia Ahmedia" në Kadian të Indisë, studim 7-vjeçar të fesë krahasuese. Më pas një vit shërbeu edhe si pedagog pranë të njëjtit fakultet, ku ligjëroi përkthimin e Kuranit të Shenjtë. Në vitin 2006 ai u caktua si imam i Xhematit në Shqipëri. Gjatë viteve 2007 – 2010, kreu fakultetin Gjuhë-Letërsi shqipe. Më pas gjatë viteve 2012-2014, përfundoi studimet e Masterit në Gjuhësinë Historike. Përktheu disa libra nga gjuha urdu dhe anglisht në shqip, si “Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?“, “Jeta e Muhammedit s.a.“, “Filozofia e mësimeve të Islamit“, “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes“, “Thesari i lutjeve“, “Komentim i Sures El-Fatiha“, “Dhjetë argumente për ekzistencën e Zotit” etj.. Aktualisht ai shërben si imam në xhaminë Bejtul Evel të Tiranës. Këto botime mund t'i gjeni në: www.ahmadiyya-islam.org/al/librat/
Tags
Stats
Joined Invalid Date
0 total views